Fiks Fare solli një skandal që ka ndodhur me groposjen e pulave të ngordhura nga disa kompani që merren me mbarështimin e pulave.
Emisioni investigativ ka zbuluar se dy kompani në mënyrë të jashtëligjshme kanë groposur pulat pa asnjë leje nga institucionet përkatëse dhe pa kryer procedurën strikt të dezinfektimit, inventarit dhe protokollimin e numrit të pulave të ngordhura në prani të specialistëve.
Fiks Fare ka zbuluar vendet ku janë groposur pulat e ngordhura pa dalë vendimi i ministrisë dhe pushtetit vendor se ku do groposeshin apo si do asgjësoheshin.
Gjatë punës së grupit të xhirimit në terren, jashtë rrethimit të stabilimentit të kompanisë OVITAL në fshatin Kullë të Sukthit,e cila kishte groposur pulat në një vend fare pranë qendrave të banuara dhe pranë një kanali vaditës, disa persona që prezantohen si përfaqësues të kompanisë së mbarështimit të pulave kërcënuan me jetë gazetaren dhe operatorin e Fiks Fare dhe thyen kameran.
Fiksi solli vendin e groposjes së pulave nga dy kompani pa prezencën e autoriteve, duke lënë hije dyshimi për sasinë e groposjes.
Ndërkohë që nga burime të sigurta për emsionin investigativ u tha se kanë ngordhur rreth 600 mijë pula në të dyja kompanitë, por nuk dihet sesa janë groposur.
E vetmja kompani që priti vendimin e autoriteteve ju desh të priste me ditë të tëra për përcaktimin e vendit të groposjes, duke u kthyer kështu në një vatër të rrezikshme infeksioni.
Pasi pushteti vendor, Bashkia Durrës, zyrtarisht u përgjigj se nuk ka vend në Durrës për groposje, atëherë zgjidhja u gjet në Shijak. Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga kryetari i bashkisë Shijak të cilën nuk e morën.
Edhe pse ligji përcakton qartë kompetencën dhe pëgjegjësinë e autoriteve për monitorimin, protokollimin, dezinfektimin dhe përcaktimin e vendit të asgjësimit, autoritetet sërish nuk e morën vendimin në kohë, duke u bërë kështu shkak që kompanitë të veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe të lënë hije të forta dyshimi.
Kërcënimi dhe dhunimi i grupit të xhirimit të Fiks Fare:
-Ik, dil jashtë atje!
-Shpejt,shpejt, shpejt, me sekonda.
Dil jashtë, dil, dil
Fiksi: Patjetër, dalim!
-Dil pra, si vjen ti këtu? dil, urgjentisht! Se je femër
-Po ty, do me ta thy (kameran) Thyen kameran
-Të ishe burrë, ta tregoja unë pastaj, po ik tani
Fiksi: Na kanë thirr banorët zotëri
-Kush banorë? Kush? Banorët të shkojnë ta gjejnë.
-Për çfarë janë ankuar?
Fiksi: Janë ankuar se keni groposur pula afër banesave të tyre.
-Jo, jo,ik!
– Ku i kanë banesat ata?
Fiksi: Ja ku është banesa
-Te ajo banesa? Hajde shkojmë, aty
Fiksi: Të gjitha i kemi të xhiruara, prej 3 ditësh zotëri. Po këtë pjesën e kameras duhet të na e japësh.
-Nuk ta jap ik
Fiksi: Mendoj se duhet të na e japësh
-Nuk ta jap. Se të ishe mashkull edhe të dy do ju kisha vdekur të dyve në dru.
-Mos ju shoh më këtu.
Fiksi: Më dëgjo pak të lutem
-Më vjen keq se je femër ti.
Fiksi: Jo s’po të vjen keq.
-Unë deri dje kam qenë edhe femrat i merrja i bëja copa copa, por kam një vajzë tani. Ne jemi me 500 halle ju të vini të na prishni punë tani.
Grupi i xhirimit kërkon ndihmën e policisë
Fiksi: Ja ku është ai çuni me gri është, që i theu kameran. Personi që na ka kërkcënuar është ai personi atje Nuk ju intereson ta shikoni besoj?
Polici: Do vini të bëni një denoncim në Manëz?
Fiksi: Denoncimi do bëhet publik në emision unë kam kërkuar ndihmën e policisë, për të më nxjerrë nga këtu, aq.