Kledi Kadiu ka bërë një rrëfim prekës në Instagram, ku ka treguar kalvarin e vuajtjeve që po përjeton së bashku me bashkëshorten Charlotte Lazzari. Çifti ka pritur fëmijën e tyre të dytë në gusht të vitit të kaluar.
I vogli që quhet Gabriel, ka probleme të rënda që kur ka lindur. Në ditën e 13 të lindjes Gabriel pati temperaturë të lartë dhe konvulsione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti.
Kledi e përkufizoi lajmin e diagnozës, një proces inflamator i sistemit nervor që prek meningjet dhe trurin, “fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë”.
Fëmija arriti të mbijetoje dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë veten”.
Gabriel, shpjegon balerini u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaji e gjysmë i shtruar në terapi intensive dhe pas shumë analizave.
Çifti nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftonte së bashku me vogëlushin.
“Ne kemi nisur një rrugë rehabilitimi të hershme tashmë, dhe nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke u shtirur se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe në dashurinë, si stimuli më i mirë për ta kapërcyer këtë. Pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë me të tjerët.”