Akademikja gjermane, Suzana Starikov ka publikuar së fundmi një lajm ku thuhet se kryeministri Edi Rama renditet ndër kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s. Në garë për këtë post është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Suzana Starikov, shkruan se vetë SHBA kërkon që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s. Në postimin e saj ajo madje lë të kuptohet se Rama do të zgjidhet në krye të NATO-s në shtator të 2023 kur ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”.
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.
Jens Stoltenberg i mbaronte mandati në shtator 2022 në krye të NATO-s, por për shkak të luftës në Ukrainë, u shty me një vit deri në 2023.
Edi Rama will succeed Jens Stoltenberg as #NATO Secretary General. The US in particular is said to have insisted on electing the next NATO Secretary General among the new NATO members. The candidates were ??PM Katja Kalas and??Prime Minister Edi Rama. Who will be the next??PM? pic.twitter.com/CQzwxnoq2m
— Suzana Starikov (@Intetyst) April 1, 2022