Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot nëpërmjet një postimi 2 prillin e vitit 1991 ku në protestat antikomuniste në Shkodër u vranë 4 të rinj Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka:
“Nderojmë sot me përulje kujtimin e paharruar të katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht, më 2 prill 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira.
Sakrifica e tyre sublime dhe e Shkodrës anti-komuniste na udhëheq gjithmonë në betejat për mbrojtjen e pluralizmit politik, të votës së lirë e të barabartë dhe të dinjitetit njerëzor të çdo qytetari, për të rivendosur vendin plotësisht në shinat e demokracisë dhe garantuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Shkodra ka qenë dhe do të jetë frymëzimi i përpjekjeve për Liri dhe Demokraci!
Lavdi përjetë Dëshmorëve të 2 Prillit!
LIRI, DEMOKRACI DHE DINJITET KOMBËTAR!”, shkruan Meta.