Taulant Xhaka ka shënuar në kampionatin zviceran të futbollit me fanellën e Basel. Në fakt realizimi i fundit i tij në kampionatin helvet kishte qenë pikërisht 4 vite e 1 ditë më parë, ndaj Young-Boys.
Mesfushori i Kombëtars shqiptare shënoi në minutën e 41-të të ndeshjes, me një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës që nuk i dha mundësi reagimi portierit kundërshtar. Për fatinë e tij të keq, kjo ndeshje u mbyll me shifrat 2-2, duke përsëritur rezultatin e katër viteve më parë, kur ishte hera e fundit që Xhaka kishte shënuar në kampionatin zviceran.