Pamjet e rajonit Bucha në Ukrainë, ku është kryer një masakër e vërtetë mbi popullsinë civile janë duke bërë xhiron e mediave botërore, ndërsa Perëndimi në një zë e ka dënuar Rusinë për sulmin.
Burimet e mediave ukrainase kanë publikuar mëngjesin e sotëm informacione për identitetin e komandantit të supozuar të trupave ruse në Bucha, përgjegjës për masakrën në qytetin e sapoçliruar.
Sipas aktivistëve të InformNapalm, njësia ushtarake 51460, brigada e 64-të e motorizuar e artilerisë e përfshirë në krimet e luftës në Bucha, komandohej nga nënkoloneli Omurbekov Asanbekovich, i cili shihet dhe në pamjet e mëposhtme.
Ndërkohë që sipas autoriteteve deri tani janë mbledhur 410 trupa të pajetë, ku shumica e tyre i kanë pasur duart e lidhura pas shpine.
Trupat e shtrirë njëri mbi tjetrin, ende pranë biçikletave të tyre, u vranë teksa pedalonin duke u përpjekur t’i shpëtonin rrethimit.
Ndërkohë që nga ora në orë deklarata të forta nga e gjithë bota flasin për gjenocid dhe krime lufte, vetë Rusia ka pretenduar se pamjet janë të montuara me aktorë nga Kievi zyrtar.