Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame tha se kishte pasur presione të ndryshme nga persona të ndryshëm sa i takon hetimit në skandalin e pronave në Durrës.
Lame tha se kjo ishte një prej arsyeve pse zhvendosja e dokumenteve të kadastrës së Durrësit për në Tiranë, u bë me shoqërimin e forcave të policisë.
Lame: Po kam patur presione të të gjitha llojeve. Unë nuk mbahem për ndonjë trim i çartur. Presionet kanë filluar të bëhen edhe nga Durrësit. Edhe ikja nga Durrësi me shoqërimin e policisë, ishte për t’u thënë kërcënuesve që mos të merren më me mua sepse çështja tashmë kishte shkuar edhe në kryeministri.