23:15 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Paratë që ‘derdhen’ çdo muaj për Inceneratorët, Rama: Ne paguajmë se e thotë ligji, jashtë kësaj zyre unë…

12:06 | 07/04/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paratë që ‘derdhen’ çdo muaj për Inceneratorët, Rama: Ne paguajmë se e thotë ligji, jashtë kësaj zyre unë…

I pyetur se a do të pezullohen kontratat koncesionare për ‘Inceneratorët’, kryeministri Edi Rama deklaroi sërish se një gjë e tillë nuk do ndodhë deri në një vendim ligjor të formës së prerë.

Pavarësisht se SPAK sekuestroi inceneratorin e Fierit dhe në pranga përfundoi ish-deputeti Alqi Bllako, Rama shprehet i vendosur se kontratat nuk do të preken.

Nga ana tjetër ai theksoi se personalisht, jashtë asaj zyre mendon të kundërtën por megjithatë nuk ndërmerret asnjë veprim nga qeveria sepse ka përgjegjësi ligjore.

Pyetje: Ditët e fundit, SPAK ka vënë në sekuestro incineratorin e Fierit dhe kanë vënë në pranga Bllakon, a duhen pezulluar këto kontrata koncesionare?

Rama: Është një fjalë që ma ka mësuar gjyshja, të insistosh në gabim është djallëzore. Ne nuk veprojmë dot si gazetë se si individ nëse doni ta dini, jashtë kësaj zyre unë mendoj si ju por ligjërisht kjo nuk bëhet dot sepse procesi vazhdon. Nuk është dënim përfundimtar i formës së prerë.

Deri kur do vazhdojë propaganda në pyetje, që gazetarët të bëjnë prokurorin kur marrin mikrofonin. Pyetje retorike sepse janë të lirë të thonë ç’të duan sepse për ata që ju dëgjojnë krijohet përshtypja sikur ju jeni në anën e duhur dhe ne në të gabuarën, Kjo është gabim, jemi në të njëjtën anë, nga përgjegjësia ama ne jemi në anën e duhur.

Nuk ka lidhje fare as me sekuestrot as me arrestimet, kontrata është aty deri kur ka një arsye ligjore nga një pushtet i pavarur, jo nga pala. Shumë e thjeshtë!

(E.D/faxweb.al)

Pas

Tha se i kishin falsifikuar firmën për një pagesë 48 mijë euroshe, shkarkohet prokurorja

Para

Zgjerohet harta/ Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në Shkodër, groposen me dhjetëra pula

Para
Zgjerohet harta/ Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në Shkodër, groposen me dhjetëra pula

Zgjerohet harta/ Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në Shkodër, groposen me dhjetëra pula

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.