Gjatë intervistës që kryeministri Edi Rama po jepte në studion e emisionit “Opinion”, njëra prej të zonjave të ftuara në publik është marrë në referencë sa i takon pensionit që merrte çdo muaj.
Zonja u shpreh se merrte 75 mijë lekë të vjetra pension dhe nga këto 60 mijë i shpenzonte për ilaçe.
Si kundërpërgjigjie, Rama përmendi rimbursimin, por e moshuara e mohoi diçka të tillë, duke u përgjigjur se i merrte pa asnjë lloj rimbursimi.
Fevziu: Sa lekë merrni ilaçe zonjë?
E moshuara: 60 mijë lekë, se marr edhe fishat e diabetit. Ndërsa për pension marr 75 mijë lekë.
Rama: Fishat e diabetit janë të rimbursueshme
E moshuara: Jo jo , nuk i kam të rimbursueshme.
Rama: Po i merr, se e di unë.
E moshuara: Jo jo nuk i marr me rimbursim.
Rama: Dakord, tani Fevzi vazhdojmë, uluni zonjë.