Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shfaq sot gjatë një funerali në Moskë, i rrethuar nga rojet e tij. Por ajo që ra në sy dhe që është komentuar në media është fakti se një nga shoqëruesit e tij mbante në dorë “çantën sekrete bërthamore”.
Presidenti rus mbërriti në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, për të nderuar ultra-nacionalistin e zjarrtë Vladimir Zhirinovsky.
Putini, i veshur me të zeza, bëri shenjën e kryqit përpara arkivolit të hapur të Zhirinovsky. Ai besohet se është sëmurë me Covid para se të shtrohej në spital.
Prania e dukshme e një oficeri të lartë ushtarak që mbante aparatin e lëshimit për raketat strategjike të Kremlinit mendohet të jetë një shenjë rrëqethëse se Putini mund të vendosë armë bërthamore shkatërruese.
Prania e rojeve të armatosura ruse mund të nënkuptojë gjithashtu se Presidenti është thellësisht i shqetësuar për tentativat e mundshme për vrasje, pasi pothuajse të gjithë vajtuesit u larguan nga kisha e Moskës.
Valixhja sekrete mendohet se përmban aparatin e lëshimit të raketave strategjike të Kremlinit dhe prania e tij në funeral shihet si një kërcënim rrëqethës për botën, raporton The Sun.
Çanta, e cila ka një kod çelësi të personalizuar, normalisht është nën mbikëqyrjen 24/7 dhe kontrollon plotësisht arsenalin bërthamor të Moskës.
Thuhet se ai mbikëqyret nga një oficer i armatosur i sigurisë, i cili shoqëron Putinin kudo që ai udhëton.