Italia planifikon të rihapë ambasadën e saj në Kiev menjëherë pas Pashkëve, ka cituar Reuters të ketë thënë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
Duke folur pas një takimi në ministrinë e jashtme për të diskutuar luftën në Ukrainë, Di Maio tha:
Ne ishim të fundit që u larguam nga Kievi dhe do të jemi ndër të parët që do të kthehemi.
Në të njëjtën kohë ne duhet të intensifikojmë presionin diplomatik për të sjellë (presidentin rus Vladimir) Putin në tryezën e bisedimeve dhe për të arritur një armëpushim.