20:51 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banorët e tre fshatrave në Kukës të bllokuar prej 10 ditësh, nisin punimet për riparimin e urës së Shtrezës

09:43 | 11/04/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banorët e tre fshatrave në Kukës të bllokuar prej 10 ditësh, nisin punimet për riparimin e urës së Shtrezës

Pas më shumë se një jave bllokim kanë filluar punimet për riparimin e urës së Shtrezës.

Punimet po behën nga firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës-Shishtavec, dhe kanë të bëjnë me riparimin e pjesëve të dëmtuara te dy shpateve anësore të urës, përforcimin e saj deri në  çeljen e fondit të emergjencës për rehabilitimin e shpejtë të aksit të vjetër Shishtavec – Kollovoz, rindërtimin dhe funksionimin e plotë të urës së Shtrezës.

Punimet nga firma mirëmbajtëse “Marsi” pritet të zgjasin një javë për të bërë të mundur me pas lëvizjen e lirë të mjeteve.

Ditë më parë  banorët e tre fshatrave Shishtavec, Novosej, Turaj, përmes një apeli iu drejtuan Bashkisë së Kukësit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Prefekturës së Qarkut që të merrnin masa për kthimin ne normalitet te situates së krijuar nga bllokimi i urës.

Prej mëse 10 ditësh banorët e fshatrave  Shishtavec, Turaj, Novosej gjenden të bllokuar për shkak të shembjes së urës së Shtrezës, nga reshjet e shiut të fillim muajit.

Qindra banorë të tre fshatarve kanë hasur vështirësi të mëdha në lëvizjen drejt qytetit të Kukësit, për të plotësuar nevojat e tyre jetike në furnizimin me ushqime, ilaçe e marrje shërbimesh të ndryshme, si dhe tregtimin e patateve.

Banorët detyroheshin të ecnin një pjesë rruge në këmbë të ngarkuar me ushqime e trasta të rënda në duar me rezervat disa javore, për të kaluar nga njëra anë e urës në anën tjetër.

Nga ana tjetër, rruga e vjetër që kalon në aksin lidhës të Kollovozit është jofunksionale, ndërkohë që rruga për nga Cërnaleva dhe Borja është krejtësisht e papërdorshme për automjetet. Ndërkaq rruga nga dogana nëpërmjet aksit Shishtavec – Krushevë – Dragash e pastaj doganës së Morinës, përvec vonesave të ndalesës në dy dogana, është dhe dyfish më e gjatë duke shumëfishuar kostot për automjetet.

Ndryshe Ura e Shtrezës po degradon e shkërmoqet përditë nga kushtet e motit dhe amortizimi disa dekadash, duke i shtuar vështirësitë e lëvizjes së banorëve.

Pas

Negociatat me BE, Euractive: Ja kur pritet që Shqipëria të marrë “dritën jeshile”

Para

A po shkojmë drejt fundit të luftës? Bie ndjeshëm numri i refugjatëve ukrainas që ikin drejt Polonisë

Para
A po shkojmë drejt fundit të luftës? Bie ndjeshëm numri i refugjatëve ukrainas që ikin drejt Polonisë

A po shkojmë drejt fundit të luftës? Bie ndjeshëm numri i refugjatëve ukrainas që ikin drejt Polonisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Valët e të nxehtit shkaktuan 1180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.