11:07 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kryetari i Komiteti të BE-së në Bundestagun gjerman: Fillimi i negociatave është i nevojshëm për Shqipërinë

10:02 | 11/04/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryetari i Komiteti të BE-së në Bundestagun gjerman: Fillimi i negociatave është i nevojshëm për Shqipërinë

Në intervistën për DW, kryetari i Komiteti të BE-së në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter, shpjegon pse duhet të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

Deutsche Welle:Disa politikanë shqiptarë kanë qenë së fundmi tek ju për të kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Si mund t’i bindni skeptikët në BE që të heqin dorë nga qëndrimi i bllokues?

Anton Hofreiter: Është e rëndësishme që në këto kohë të vështira të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë dhe më i qëndrueshëm dhe që e gjithë Evropa të bëhet më e fortë dhe më e qëndrueshme. Për këtë është e rëndësishme që perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të bëhet shumë, shumë e qartë.

Kjo është arsyeja pse unë dua që ky proces më në fund të fillojë dhe të çelen negociatat. Kam shumë shpresë se kjo do të jetë e mundur pas zgjedhjeve në Francë dhe mendoj se është e domosdoshme. Kam përshtypjen se ka filluar të kuptohet edhe në BE se rajoni dhe Europa do të bëhen më të qëndrueshme dhe më të forta, nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Vitin e kaluar, fillimi i bisedimeve për anëtarësim me këto vende dështoi jo më për shkak të Francës, por për shkak të Bullgarisë. Të paktën ky ishte shpjegimi zyrtar. Së fundmi, kryeministri i Shqipërisë njoftoi se do të aplikonte për të ashtuquajturin “decoupling”, pra, shkëputjen nga Maqedonia e Veriut. A do te ishte e mundur kjo?

E mundur është, por pyetja është se sa kuptim ka. Kur Shqipëria u nda nga bisedimet me Malin e Zi në atë kohë, kjo nuk pati efekt të mirë. Në Bullgari tani kemi një qeveri të re dhe jam optimist se kjo qeveri do të arrijë ta heqë veton.

Cilat janë argumentet tuaja që flasin për një përshpejtim të procesit?

Së pari, disponimi i fortë pro-evropian që mbizotëron në këto vende flet në favor të tyre. Pastaj, është mirë për vetë vendet nëse vazhdojnë me reformat dhe përparojnë me integrimin në Bashkimin Evropian.

Dhe së dyti, është në të mirë të Bashkimit Evropian, sidomos tani përballë sfidave për t’u zgjeruar dhe për të anëtarësuar vende të tjera, se vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë për të ofruar: kanë njerëz interesantë, kanë një rajon me potencial tejet të madh, për shembull në sektorin e energjive të rinovueshme, dhe kësisoj është një situatë win-win për të gjitha palët.

Tani edhe Ukraina po kërkon të hyjë në BE. A ka gjasa që Ukraina, ose një vend tjetër më i rrezikuar nga lufta, të anëtarësohet në BE përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e kandidatit?

Nuk mendoj se kjo është e gjasshme. Por në funksion të luftës shfarosëse në Ukrainë, na duhet të kujdesemi shumë edhe për Ukrainën dhe të mos harrojmë Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Sfidat janë të mëdha. Por besoj se mund të zotërohen, nëse BE-ja qëndron e bashkuar, nëse BE-ja nuk mendon vetëm për anëtarët e BE-së, por edhe për shtetet evropiane dhe Shqipëria është padyshim një prej tyre.

Pas

William dhe Kate refuzojnë ftesën e David dhe Victoria Bekcham për dasmën e djalit të tyre

Para

Sherr me thika mes të rinjve, vdes 19-vjeçari në gjendje të rëndë shoku i tij

Para
Sherr me thika mes të rinjve, vdes 19-vjeçari në gjendje të rëndë shoku i tij

Sherr me thika mes të rinjve, vdes 19-vjeçari në gjendje të rëndë shoku i tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rakipi tregon risitë e Kodit të Ri Penal: 21-vjeçarët mund të trajtohen si të mitur

Ngërçi politik në Kosovë, Haxhiu: Sot e nesër mund të mbahen disa seanca. Nëse s’ka reflektim, rruga e vetme janë zgjedhjet

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

Edicioni i katërt i ‘Marathon Enkelana’ në Pogradec, policia publikon masat për mbarëvajtjen e sigurisë, ja akset që do të bllokohen nesër

Rama urdhëron largimin e objekteve të paligjshme pranë rrugëve, jep afatin e fundit

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të narkotikëve, arrestohet 39-vjeçari, pritet ekstradimi

U rrëzua me 49 persona në bord/ Publikohen pamjet e fundit të avionit, pasagjerët tregojnë gjendjen e frikshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.