Një rast i çuditshëm është regjistruar ditën e sotme, pas humbjes së Dinamos ndaj Kastriotit, që i afron kryeqytetasit edhe më shumë me Kategorinë e Parë.
Presidenti Adrian Bardhi, si dënim për lojtarët, ka vendosur t’u heqë atyre autobusin, duke i lënë në Elbasan.
Pas 1 orë e gjysmë pritje, lojtarët e mbetur jashtë stadiumit “Elbasan Arena”, janë larguar nga Elbasani me autobusin e Llixhave. Në pamje shihen lojtarët, teksa fusin valixhet dhe largohen nga Elbasani me autobusin e Llixhave.