Ministrja e Arsimit, Sportit, Evis Kushi ka shpërndarë një postim në rrjetin social “facebook”, ku ka lajmëruar nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit mes universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Çabej” dhe univesrsitetit të Janinës.
Marrëveshja përmban modernizimin e programeve universitare, shkëmbimi i studentëve dhe pedagogëve si dhe pjesëmarrje në programe të përbashkëta ndërkombëtare..
Kushi tha se ky bashkëpunim do të ndikonte në zhvillimin social dhe ekonomik të Gjirokastrës.
Postimi i Plotë:
Universiteti i Gjirokastrës në rrugën e ndërkombëtarizimit ?
Sot u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit midis Universitetit “Eqrem Çabej” dhe Universitetit të Janinës, i cili do të nxisë modernizimin e programeve universitare, punën kërkimore shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve, si dhe pjesëmarrjen në programe të përbashkëta evropiane dhe ndërkombëtare.
Besimplotë që ky bashkëpunim do të sjellë jo vetëm zhvillim akademik e universitar, por do të ketë impakt edhe në zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik për Gjirokastrën dhe gjithë rajonin.