Pas vizitës së tij në Gjermani, mësohet se kryeministri Edi Rama do të vizitojë Turqinë dhe Azerbajxhanin në datat 14 dhe 15 prill.
Mësohet se si fillim Rama do takohet me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Pas këtij takimi, kryeministri do të fluturojë drejt Turqisë ndërsa sipas agjendës nuk parashikohet një takim me Presidentin Erdogan.
AGJENDA
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së
Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”