Festa është e gjitha e Frankfurt! E merituar totalisht duke parë harkun e 180 minutave në dy ndeshje që ishin vërtet të bukura mes ekipit gjerman dhe Barcelona-s së Xavi Hernandez…
Katalanasit bien pas 15 ndeshjesh radhazi në të gjitha kompeticionet dhe Barcelona zbret me këmbë në tokë pasi kishte gati 3 muaj që nuk pësonte humbje. Dhe për të gjetur pikërisht 3 gola të pësuar duhet të kthehemi në janar kur Bilbao shënoi 3 gola në Kupën e Spanjës…
Sfida u zhbllokua shumë shpejtë, me golin e Kostic, i cili realizoi pas 4 minutash lojë dhe atëherë kur pritej reagimi i katalanasve, Borre shënoi një super gol në të 36-ën. 0-2 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Barcelona u tregua e pafuqishme për të reaguar dhe për të ndryshuar kursin e sfidës.
Diçka të tillë e shfrytëzoi në maksimum Frankfurt-i që shënoi edhe golin e tretë, përsëri me Kostic në minutën e 67-të.
Barcelona provoi të hapte kartat e sfidës në fund, me një gol të Busquets në minutën e parë shtesë, ndërsa në minutën e 90+9 Barça fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi Depay, por ishte shumë vonë, pasi katalanasit u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3-4 duke çuar në raundin tjetër skuadrën e Eintracht Frankfurt.
Teksa lojtarët bënë luftën e tyre në fushën e lojës, në shkallët e stadiumit, duket se ngjyra që dominonte ishte e bardha.
Ishin tifozët e Frankfurtit, që kishin shkuar 30 mijë në Barcelonë për të mbështetur ekipin e tyre.
HUMILLACION HISTORICA EN EL CAMP NOU A LA "AFICION" DEL FC BARCELONA de la aficion del @eintracht
ESTO PASA CUANDO SOLO QUIERES CLIENTES Y TURISTAS!! pic.twitter.com/9hF08rfJEm— FORO MDM (@elforomdm) April 14, 2022