Policia ka dalë në një njoftim zyrtar për punonjësin që humbi jetën në portin e Durrësit. Viktima është shtetasi me inicialet R.G, 19 vjeç, i cili punonte si punonjës ngarkim-shkarkimi në port.
I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetë në spital.
Njoftimi i Plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
E rëndë në portin e Durrësit, humb jetën punëtori, tërhiqet zvarrë nga vinçi