Disa muaj më parë, Dj Sardi dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj u bënë prindër të një djali për herë të parë. Ai ka zbuluar për publikun se djali i tyre është pagëzuar me emrin Zais Denzel Shehu.
Ditën e sotme, i vogli mbush plot 3 muaj nga ardhja në jetë dhe me këtë rast Sardi ka publikuar në Instastory një fotografi me të birin në shtat teksa vetë po flinte gjumë.
“Ora 07:00. – Mami mendoj që ta zgjojmë babin se boll ka fjetur. Se u në bëra 3 muaj sot dhe tani është ora për të luajtur”-ka shkruar ai.
Kjo është ndër të parat herë që ai bën publik portretin e djalit të tij pasi sa i përket jetës së tij private Sardi është treguar gjithmonë hermetik.
Në rrjetet e tij sociale kryesisht publikimet janë sa i përket profesionit të tij dhe shumë pak gjëra personale.
Discussion about this post