03:33 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bashkia e Kuçovës “harron” premtimin elektoral/ Projekti për rehabilitimin e lagjes “ka ngelur në mes të rrugëve”, banorët: Nuk dimë ku të ankohemi, askush nuk na e hap derën

13:15 | 25/04/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkia e Kuçovës “harron” premtimin elektoral/ Projekti për rehabilitimin e lagjes “ka ngelur në mes të rrugëve”, banorët: Nuk dimë ku të ankohemi, askush nuk na e hap derën

Praktika e premtimeve elektorale për rrugë e punësim është e njohur tashmë për qytetarët, pasi ata janë mësuar se sa herë ka zgjedhje politikanët bëhen “qengja” dhe shkojnë derë më derë duke u premtuar gjithçka në këmbim të votës.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në qytetin e Kuçovës, ku në 12 Shkurt 2021, kyetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, ka prerë shiritin e punimeve për “Rikualifikimin e plotë të Bllokut nr.2 në lagjen Llukan Prifti”.

Projekti me vlerë 77 milion lekë (të reja) filloi në 12 Shkurt 2021 dhe duhet të përfundonte në 12 Gusht 2021, ashtu edhe siç ishte shkruar në tabelën e invetimit “afati i përfundimit 5 muaj”.

Por, siç shihet edhe nga pamjet filmike, po vjen muaji Gusht 2022 dhe ende kjo rrugë nuk ka përfunduar.

Premtimi për këtë lagje u bë gjatë fushatës elektorale dhe u premtua jo vetëm nga kryebashkiaku Kreshnik Hajdari por edhe deputetja e Kuçovës Ermonela Felaj dhe siç duket kjo rrugë “ka ngelur në mes të rrugëve”.

Prej muaj të tërë punimet janë ndërprerë dhe e gjithë lagjia noton në çakull e tym, ndërkohë që tabela e investimit dhe përfundimit të punimeve është zhdukur.

Ajo që është edhe më shqetësuese në të gjithë këtë lagje është fakti se në të dyja krahët e rrugës që filloi nga ndërtimi, puseta janë të gjitha të hapura dhe nuk ka fare ndriçim.

Banorët e lagjes “Llukan Prifti” në Kuçovë pohojnë se punimet janë ndërprerë prej muajsh dhe situata është shqetësuese.

“Fëmijët rrëzohen e vriten duke kaluar në çakull për të shkuar në shkollë, na mbyti pluhuri e balta dhe nuk dimë ku të ankohemi pasi askush nuk na e hap derën”- shprehen banorët.

Kjo rrugë po mbush vitin që duhet të kishte përfunduar por duket qartë që është harruar nga pushteti vendor dhe banorët e lagjes duhet të presin tashmë zgjedhjet e ardhshme,me shpresën për tu mbyllur.

Pas

I zhvati 135 mijë euro biznesmenes nga Tirana, Gjykata jep vendimin për të riun nga Kosova

Para

Trend por të rrezikshëm! Biologu paralajmëron vajzat: Mos i lini thonjtë e gjatë sepse…

Para
Trend por të rrezikshëm! Biologu paralajmëron vajzat: Mos i lini thonjtë e gjatë sepse…

Trend por të rrezikshëm! Biologu paralajmëron vajzat: Mos i lini thonjtë e gjatë sepse...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.