Detaje të reja në lidhje me 2 operacionet e Policisë “çokollata” dhe “tujan” të zhvilluara një ditë më parë nga Policia e Tiranës.
Dyshohet se 48.5 kg e drogës në formë çokollate të sekuestruara ndaj shtetasit Sami Qordja dhe djalit të tij, vinte nga jashtë Shqipërisë dhe më pas shitej në vendin tonë. Policia po punon për zbulimin e bashkëpunëtoreve të babë e bir.
Dy shtetasit kishin kohë që vepronin në Tiranë, ndërkohë që hetimet pritet të nxjerrin dhe nëse kishin lidhje me grupe të tjera në kryeqytet.