Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas aksidentit mbrëmjen e sotme pranë pallateve “Agimi” në kryeqytet.
Në një deklaratë për mediat, Veliaj theksoi se ishte i pafat si aksident por lajmi i mirë është se nuk ka njerëz të lënduar. Ai tha se me verifikimet e kryera deri tani, shoferët nuk kishin konsumuar alkool ndërsa shkak mendohet të ketë qenë trafiku i rënduar.
Erion Veliaj: Jemi në zonën pranë pallateve ‘Agimi’, është aksident i pafat por lajmi I mirë është se ka të lënduar lehtë. Të dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë konsumuar alkool, sot ka pasur shumë trafik dhe aktivitete.
Pjesa e dramës njerëzore mbaron këtu përderisa nuk ka të dëmtuar rëndë. Të lëmë profesionistët e policisë, zjarrfikëses dhe inxhinierët të merren me aksidentin, sot ka vetëm hekurishte këtu.
Dua të falenderoj policinë e shtetit që ndihmuan dy djemtë të dilnin nga makina. Kur shtojmë kuriozitetin për dy copa hekurishtet e ngadalësojmë më shumë trafikun dhe nëse do na ndihmoni që të inkurajohemi që të ketë lëvizshmëri do e vlerësoja shumë.
Jeta e njerëzve më e rendësishmja, zoti na ndihmoi!
(E.D/faxweb.al)