Shumë pika karburanti në kryeqytetin ukrainas janë mbyllur për shkak të mungesës së naftës në vend.
Ato pika që janë të hapura kanë radhë të gjata të veturave që po presin jashtë, të cilat po presin së paku ka një orë.
“Kjo s’është normale. Më shumë harxhova kohë duke u menduar se si do të gjej naftë sesa klientë”, një taksist lokal tha për CNN.
“Në Kiev ka më pak njerëz sesa që kishte më parë, kështu që ka më pak klientë për mua”.
Bashkë me ndalesat e udhëtimit, mungesa e naftës është duke i ndikuar edhe pronarët e atyre bizneseve që po mundohen t’i mbajnë gjallë kompanitë e tyre.
“Ne kemi nevojë për naftë për prodhimin dhe benzinë për dërgesat tona. Të dyja janë një problem për momentin”, tha pronari i një biznesi të pjekjes së kafesë.
“Nuk jam i sigurt se do të jemi në gjendje të bëjmë dërgesa sot, sepse na është dashur të presim kaq gjatë në këtë radhë”.
“Kam kërkuar kudo, nuk ka benzinë në asnjë stacion në Kiev, ne jemi shumë me fat që e gjetëm këtu”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky javën e kaluar tha se do t’i bëhet zgjidhja mungesës së karburantit pavarësisht nga sulmet ruse që dëmtuan një numër deposh nafte në të gjithë vendin.
Në një deklaratë javën e kaluar, Ministrja e Ekonomisë Julia Svyrydenko tha se mungesat do të eliminoheshin brenda një jave, pasi operatori kishte siguruar kontrata me furnizuesit europianë.