Është arrestuar Olgert Dhimitri, i cili qëlloi ditën e djeshme pas një sherri qëlloi me thikë për vdekje Ilir Kapon.
Konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur pasi viktima, Ilir Kapo, e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje. Autori dhe viktima ndodheshin në të njëjtin lokal, të dy ishin nën efektin e alkoolit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Dh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.