Ditën e sotme gjatë fjalës së tij në Kuvend deputeti Agron Shehaj ka denoncuar edhe njëhere se kushërinjtë e Damian Gjiknurit po grabisin pronat publike.
Ai tha se kompania e kushëririt të Gjiknurit është shpallur investitor strategjik dhe se qeveria muaj më parë ka nxjerrë nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit rreth 800 ha, një pjesë e së cilës do të përdoret për të ndërtuar një resort.
Agron Shehaj: Nje ditë më parë mësuam se të afermit e një zyrtari të lartë të PS janë shpallur investitor strategjik, bëhet fjalë për kushërinjte e Damian Gjiknurit. Ky i fundit tha se pronari i kompanisë që ka marrë statusin e investitorit strategjik nuk është djali i xhaxhait të tij, por është fakt se në Vlorë të gjithë e njohin pronarin e kompanisë strategjike “Andi” si djalin e xhaxhait të Gjiknurit.
Ai e di më mirë se sa lidhje familjare ka. I bëj thirrje Gjiknurit të sqarojë parlamentin dhe opinionin publik për këtë lidhje familjare.
Edi Rama po e përdor ligjin e investimeve publike për të pasuruar bashkëpunëtoret e tij. Kemi të bëjmë me nje afere më të rëndë. Ky rast është akoma më i rëndë jo vetëm se një anetar qeverie, familjarët e tij janë shpallur investitor strategjik, por qeveria zvogeloi muaj më parë parkun e Butrintit, duke nxjerrë 800 ha nga zona e mbrojtur dhe do të ndërtohet resorti i kushërinjve të Gjinurit.
Do shkatërrojnë parkun kombëtar për të ndërtuar resortin e tyre. Ky është një aktivitet i strukturuar kur shteti vihet në funksion të një qëllimi. Përvetëeimin e aseteve publike nga qeveritarët ne pushtet.