Kreu i SPAK Arben Kraja ka reaguar pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur “non grata” nga SHBA.
Në një deklaratë për gazetarët, Kraja u shpreh se në lidhje me ato që është shprehur Rama, nuk ka asnjë koment ndërsa SPAK po vijon punën e saj.
Pyetje: Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama keni ju një koment?
Arben Kraja: Jo nuk kam
Pyetje: A ndiheni të intimiduar nga këto deklarata?
Arben Kraja: Jo, ne po punojnë normalisht të gjithë prokurorët po vazhdojnë punën
Pyetje: A ka SPAK ministra apo zyrtarë të nivelit të lartë aktualisht?
Arben Kraja: SPAK ka në hetim shumë çështje penale në çdo moment që kemi për të bërë publike e bëjmë zyrtare. Nuk kam koment për deklaratat që ka bërë Rama. Në vazhdojmë punën tonë.