Fatmir Mediu në dalje të Kuvendit ka folur për negociatat me PS-në për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë deklaratës për mediat, Mediu theksoi se ky proces bisedimesh nuk duhet të ndërpritet për të zgjedhur një president konsensual. Sipas Mediut në rast se Rama zgjedh presidentin e ri pa konsensus atëherë opozitës i takon që të dalë me një qëndrim kundra.
“Në krye të shtetit duhet të jetë në unitet të popullit, nëse opozita nuk ka konsensus mes vete është e kotë të futet në negociata me mazhorancën. Ne kemi njw grup negociator të përbashkët, e kam thënë kemi qen të hapur për të pasur një proces të unifikuar dhe duhet të gjejmë një kandidaturë të përbashkët. Nuk kemi fol me emrat, të cilat do të vijnë më vonë si pasojë e seriozitetit.Ka pasur diskutime që janë bërë më parë me PS të cilat do të vazhdojnë, opozita është e gjitha për procesin dhe është e domosdoshme, ky proces duhet të dhurojë një emër konsensual. Duhen disa kushte që të plotësojë presidenti i Republikës të qëndrojë mbi palët dhe të jetë me integritet. Duhet t’i përgjigjet vetëm kushtetutës dhe jo bindejve politike.
Negociatat nuk duhet të jenë përjashtuese kurse kriteret duhen të përcaktohen qartë mbi atë që përcakton Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit . Nëse do të kemi paragjykime nuk do të kemi një emër. Ne kemi qëndrimin tonë dhe flasim për opozitën në momentin kur vijnë kandidaturat dhe nuk ka konsensus atëherë ne do të mbajmë kritika. Opozita ka detyrim në raport me kushtetutën dhe opozita publik nuk duhet të bojkotojmë procesin dhe të shikojmë nëse Edi Rama do të na dëgjojë propozimin. Kur nuk ka kandidatura dhe është e njëanshme dhe nuk ofron bashkëpunim atëherë opozita të mbajë qëndrimin e vet”, tha Mediu.