19:49 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ç’po ndodh në marrëdhënien mes qeverisë Rama dhe SHBA-ve? Ftojnë krahun e djathtë të Trump në Tiranë dhe e quajnë ende sekretar

09:59 | 16/05/2022
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’po ndodh në marrëdhënien mes qeverisë Rama dhe SHBA-ve? Ftojnë krahun e djathtë të Trump në Tiranë dhe e quajnë ende sekretar

Prej ditës së djeshme në Tiranë ka mbërritur ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo,  i cili sot ka qenë i pranishëm në një event të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, në lidhje me projektet që e shndërrojnë Shqipërinë sipas tyre në eksportuese të energjisë elektrike.

Gjatë gjithë fjalës së saj në prezantimin e projektit, ministja Belinda Balluku e cilësoi Pompeon si sekretar të shtetit, edhe pse ky i fundit ka disa vite që është larguar nga ky funksion, dhe me Ballkanin më së shumti e lidhin projekte biznesi.

“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit #Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë

Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se projekti i furnizimit me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, ka tërhequr dhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për t’u bërë pjesë e saj.

“Një moment i shënuar për një nga projektet më të rëndësishme e strategjike, gazifikimin e Shqipërisë duke iu referuar termocentralit të Vlorës, të pjesës së gazifikuese të portit lundrues që do ndërtohet në Vlotë e një hapi të madh ta kthejmë këtë projekt nga lokal në rajonal.

Ky fakt është dukur qartazi në javët e fundit pasi ne kemi publikuar përpjekjen tonë në bashkëpunim me partnerët amerikanë, kemi pasur shprehje dëshire për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut e Kosova për t’u bërë pjesë e këtij projekti duke e kthyer në projekt të rëndësishëm rajonal”.

Pompeo është një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë që në Shqipëri ka ardhur me ftesë të Taulant Ballës.

Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

E gjithë rinia Shqiptare në Gjermani/ 80 shqiptarë të moshës 20- 35 vjec të punësuar vetëm në një kompani: Ikëm nga halli, atje katastrofë… (VIDEO)

Para

“Çmenden” dy të rinjtë në Elbasan e Vlorë, njëri dhunon babanë tjetri gjyshin e moshuar

Para
E zuri korenti në Burrel, elektriçisti dërgohet me urgjencë drejt spitalit në Tiranë

"Çmenden" dy të rinjtë në Elbasan e Vlorë, njëri dhunon babanë tjetri gjyshin e moshuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

Kapet me 8 kg heroinë dhe 250 mijë paund: Gjykata britanike lejon qëndrimin e trafikantit shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.