Mbrëmjen e shkuar i është vendosur tritol lokalit të një efektivi policie në Shkodër, të quajtur Ndrek Rrasa.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 e 30 minuta në fshatin ‘Grudë e Re’ të Shkodrës.
Mësohet se pasi i kanë vënë tritolin lokalit, autorët kanë djegur dhe furgonin e parkuar para lokalit që ishte në pronësi të Ndrek Rrasa.
Dëmet materiale janë të shumta.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion Paraprak
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.