16:57 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabitet gjatë natës biznesi në Sarandë, autorët vjedhin kasafortën dhe një shumë parash

11:12 | 20/05/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitet gjatë natës biznesi në Sarandë, autorët vjedhin kasafortën dhe një shumë parash

Një biznes ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar në Sarandë.

Faxnwes mëson se është vjedhur kasaforta e kompanisë së materialeve të ndërtimit në pronësi të biznesmenit Përparim Dauti, 62 vjeç.

Autorët kanë marrë dhe më pas hapur kasafortën, por kanë gjetur vetëm 15 mijë lekë të reja dhe disa dokumente. Këto të fundit ata mësohet se i kanë hedhur sërish dhe janë sekuestruar nga policia.

Janë këqyrur pamjet filmike dhe fiksuar prova në vendin e ngjarjes. Janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 7 persona dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D., 62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Pas

Kush e futi në kurth Nuredin Dumanin? Shkoi të ndihmonte ushtarin e tij për të vrarë ‘Oltin’, u plagos rëndë, dhe ra në ‘kthetrat’ e policisë (Dinamika e plotë )

Para

Shifra ‘rekord’ të dhunës në familje në Elbasan/ Flet avokati: Ekonomia shkaku kryesor, këtu nuk funksionojnë as urdhërat e mbrojtjes…

Para
Shifra ‘rekord’ të dhunës në familje në Elbasan/ Flet avokati: Ekonomia shkaku kryesor, këtu nuk funksionojnë as urdhërat e mbrojtjes…

Shifra 'rekord' të dhunës në familje në Elbasan/ Flet avokati: Ekonomia shkaku kryesor, këtu nuk funksionojnë as urdhërat e mbrojtjes...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Shembet ura në Indi, dy të vdekur, dhe 32 persona të zhdukur

Kryeministri izraelit paralajmëron Iranin: Do të paguajë një çmim shumë të rëndë për sulmet

Teherani: Mbi 200 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, Vance Boelter ende në kërkim, u hoq si polic

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.