12:21 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ngërçi në median elektronike dhe mbingopja e tregut, pse është ulur standardi profesional dhe ndërhyrjet e nevojshme

14:13 | 03/06/2022
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngërçi në median elektronike dhe mbingopja e tregut, pse është ulur standardi profesional dhe ndërhyrjet e nevojshme

Nga Petrit Beci

Jo fare rastësisht që nga viti 2000 kam pasur fatin të punoj në ndërtimin dhe fuksionimin e disa mediave private gjeneraliste e news dhe për shtatë vjet të drejtoj median publike, eksperiencë që në këto 22 vjet më jep të drejtën të shpreh disa mendime për tregun e sotëm të medias elektronike si dhe vështirësitë dhe krizën që po kalon ky treg, si dhe për nevojën e ndërhyrjes urgjente në ligjin e Medias por dhe me akte të tjera administrative.

Në vitin 1995-96 nga disa institucione ndërkombëtare dhe europiane, që më ka rastisur ti kontaktoj në kohën kur punoja në grupet e punës për hartimin e projekt ligjit për Kinematografinë dhe të ndihmoj në projekt ligjin për Median elektronike, është bërë një studim mbi numrin e mundshëm të mediave elektronike që mund të operonin në territorin e vendit.

Deri në atë moment të dy sektorët që përmenda më sipër funksiononin me ligjet e sistemit të kaluar me disa rregullime modeste e ndonjë VKM, e statut apo rregullore të sajuara edhe nga mungesa e eksperiencës në një vend ku kishte pasur vetëm një media të centralizuar shtetërore e po  hynim në fazën e hartimit të ligjeve të lirisë së funksionimit të medias elektronike në kushtet e ekonomisë së tregut.

Ky studim ndërkombetar planifikonte që deri në vitin 2030 mbi bazën e të ardhurave për frymë të popullsisë që do ishte prezent në vendin tonë dhe mbi pasuritë që ofron nëntoka e mbitoka e vendit tonë si dhe mbi buxhetin e mundshëm që biznesi i vendit dhe i huaj mund të bënte publicitet në mediat elektronike dhe të gjitha burimet e tjera të mundshme, mund të kishte maksimalisht një media publike (RTSH) një media private kombëtare, dhe maksimalisht dhe dy media të tjera rajonale.

Në mënyrë që këto të funksiononin normalisht me buxhetet e krahasueshme me vendet e rajonit duke Ilogaritur shpenzimet e domosdoshme dhe të qenurit në kushte të krahasueshme për nga niveli i pagave, investimeve teknologjike, blerjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave televizive dhe nivelit te investimeve të studiove apo shume aspekteve to tjera qe ky sektor duhet të kishte.

Fatkeqësisht torta e vogël e të ardhurave që i takon të hajë media elektronike shqiptare është aq e vogël për situatën e sotme që nuk del as për atë numër të kufizuar mediash që përmenda më sipër, e jo më për morinë e pa numërt të mediave që operojnë në tregun elektronik në vendin tonë që për nga numri i tyre e kanë zili dhe vendet më të mëdha e më të zhvilluara ekonomikisht të Europës.

Fatkeqësisht në momentin e hartimit, të aprovimit e të realizimit të ligjit të dixhitalizimit të frekuencave tokësore të medias elektronike si dhe me numrin e pakufizuar të licensave të kabllorëve nën preteksin absurd të ligjit kërkesë ofertë, që nuk ndodh as në vendet e botes së tretë, ka sjellë që sot të kemi një treg të pakontrolluar të mediave elektronike dhe që shumica e tyre jetojnë e funksionojnë me buxhete jo të ligjshme, dhe në një pjesë të konsiderueshme me buxhete informale që përkthehet në gjobevenie ose qoka apo lajme lavdëruese.

Megjithëse jemi një vend i vogël në territor e në popullsi që sa vjen e zvogëlohet e kërkesat për reklamë nga biznesi në mediat elektronike sa vijnë dhe zvogëlohen, mediat news sa vijnë e shtohen dhe në pergjithësi niveli i tyre profesional e cilësia e investimeve gazetareske apo dhe të personelit teknik sa vjen e ulet, për arsyen se nuk ka profesionistë në këtë sektor sepse nuk ka shkolla që i përgatisin apo qoftë dhe kurse afat shkurtra.

Sot jemi në pikën që nuk gjen dot personel për të punuar në media, ka një mungesë ekstreme të rinjve që duan të punojnë në media. Kjo për dy arsye madhore, së pari që shumica e të rinjve kanë ikur ose duan të ikin në vende ku jetesa të ofron më shumë, por dhe ata që rrinë në vendin tonë nuk preferojnë punën në media si për arsye të pagesave të ulta, e shoqëruar kjo dhe me punën e lodhshme e stresuese e nën një trysni të madhe si nga ambienti dhe atmosfera e ngarkuar e politikës dhe dhuna psikologjike e ndonjëhere dhe fizike e shtetit  dhe e individëve ndaj tyre, por dhe e lodhshme fizikisht, me orare të zgjatura, e pandërprerë në ditë pushimi e ditë festash.

Për të zgjidhur këtë ngërç ka ardhur një moment emergjent që tregu i mediave elektronike të shkojë aty ku duhet, pra si ligjërisht por dhe si rezultat i kontrolleve strikte mbi bilancet e këtyre mediave, deklarimet reale të ardhurave dhe kufizimi me ligj i numrit të mediave elektronike do bënte të mundur që ato media që do ishin në punë të kishin mundësinë e pavarësisë ekonomike, asaj editoriale që në momentet aktuale ka një rëndësi parësore.

Do të ngrinte në një shkallë më të lartë nivelin profesional të punonjësve si të gazetarëve por dhe atyre teknikë e administrativë, që dhe mediat e vendit tonë të bëhen të mundura që të hyjnë në tregun mediatik europian e më gjerë, të marketojnë e shesin produktet e prodhimeve të tyre se dhe pas 25 vjet të krijimit të tregut mediatik elektronik privat nuk kemi një produkt apo program të shitur diku. Apo aq më tepër të mendojmë që një media elektronike që flet shqip të jetë pjesë e një platformë në  Europë.

Ka ardhur momenti i bërjes së një revolucioni në tregun mediatik sidomos të mediave news ku vazhdojnë e mbahen me prodhimet e politikes me kosto minimaliste dhe me ngjarjet e kronikës së zezë që fatkeqesisht ndodhin me shumice në këtë vend, që në raport me sipërfaqen dhe popullsinë duhet të zemë vendin e parë në botë për ngjarjet negative që prodhojmë çdo ditë.

Ky treg i pasistemuar, kaotik, e ka kryer misionin e vet, si në çdo fushë e sektor tjetër ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme që të garantojë cilësi të lartë, pavarësi editoriale dhe mirë trajtim financiar të punonjësve.

Në rast se për një periudhe 15 vjeçare mediat patën një zhvillim të madh dhe ikën përpara sektorëve të tjerë si në investime dhe në cilesinë e prodhimit në ekran, këto vitet e fundit kanë ngelur mbrapa e duhet një ndërhyrje si ligjore por dhe administrative që tregu i mediave elektronike të shkojë aty ku duhet e të ketë respektin dhe rolin e rëndësishëm në informimin, edukimin dhe argëtimin e qytetarëve.

Pas

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, “zbërthehet” në sallën e gjyqit Redjan Rraja, ja dëshmia e tij

Para

Zyrtarizohen kandidaturat/ Ja kush garon për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, emrat për 2 nënkryetarët e PD

Para
“Janë rritur çmimet e produkteve bujqësore”, PD: Kërkojmë dëgjesë me Ministrinë e Financave

Zyrtarizohen kandidaturat/ Ja kush garon për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, emrat për 2 nënkryetarët e PD

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinis me 1 orë vonesë procesi i numërimit në Vasil Shanto

Numërohen 39.2% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 130 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, PD 2

Shkodër/Arrestohen babë e bir për shitje kanabisi në qytet

Ndërpritet numërimi i votave në Fier, do fillojë nesër

Alimehmeti dhe Tabaku të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10, nga PS kryesojnë Xhafaj dhe Braçe

Mbyllet numërimi i votave në Skrapar, PS fiton bindshëm

Votat preferenciale në Vorë, kush kryeson nga PS dhe PD (EMRAT)

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Numërimi elektronik në Vorë, del rezultati i votimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.