Ish kryeministri, Sali Berisha ka votuar për zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD, ku bëjnë pjesë nënkryetarë dhe sekretarët me në krye sekretarin e përgjithshëm.
Në nisjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, u mbajt një minutë heshtje për ish presidentin Bujar Nishani i cili ndërroi jetë në 28 maj. Nishanit gjithashtu ju dha titulli “kryetar nderi” i Këshillit Kombëtar.
Gjatë mbledhjes para nisjes së votimit, e mori fjalën ish deputeti Myslym Murrizi i cili kritikoi përbërjen e kryesisë së PD duke argumentuar se bënin pjesë persona të cilët nuk kishin asnjë lloj peshe në elektorat dhe nuk kishin kontribute.
Ndërkohë në garë për postin e nënkryetarit do të jetë Belind Kelliçi, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.
Kandidatët per sekretar organizativ Ervin Minarolli dhe Aurel Bylykbashi.
Kandidatët për sekretar zgjedhore Ivi Kaso dhe Çlirim Gjata.
Sekretar per marrëdheniet me publikun Jula Hysa dhe Sara Body .
Sekretar per diasporen Tritan Shehu dhe Lorenc Luka.
Sekretar per pushtetin vendore Ylli Asllani dhe Dash Aliko .
Sekretar për të drejtat e njeriut Elda Hoti dhe Bislim Ahmetaj .
Sekretar për transparencen dhe pronat Ledina Mandia dhe Andia Pustina.
Sekretar për integrimin Edmond Spaho dhe Lediana Fratari.
Sekretare per organizatat partnere Ilirjana Kuçana dhe Megi Balliu.
Ashtu siç është paralajmëruar më herët, në mesditë pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.
Gjatë mbledhjes do të miratohen kandidaturat për sekretar të përgjithshëm, nënkryetar dhe sekretariatet e PD. Në orën 17: do të zhvillohet mbledhja e Këshillit e Kombëtar të Partisë Demokratike.