Një përplasje e dhunshme ka ndodhur mes disa të rinjve në Vlorë. Mësohet se sherri ka qenë për motive të dobëta dhe se gjithashtu janë përdorur sende të forta duke u shkaktuar dëmtime të rënda disave prej tyre.
Sipas burimeve zyrtare në konflikt janë përfshirë shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Ndërsa kanë mbetur të plagosur nga goditja e sendeve të forta, shtetasit A. I., N. Xh., dhe M. Xh të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e duhur.
Njoftimi i Plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për motive të dobta, janë përfshirë në një konflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.