Ish-burri i Britney Spears, Jason Alexander, tashmë do të qëndrojë larg këngëtares për tre vitet e ardhshme, konfirmon Page Six.
Pasi shkaktoi panik dhe kaos në ceremoninë e martesës së Britney Spears, Alexander nuk do të ketë më asnjë kontakt me ikonën e pop-it.
Alexander, 40 vjeç, duhet të qëndrojë 100 metra larg nga Spears. Për më tepër, ai nuk mund të komunikojë fare me të- pra as ta telefonojë, as t’i shkruajë mesazhe apo t’i shkruajë në rrjete sociale.
Ai nuk mund të posedojë armë dhe duhet të heqë dorë nga çdo armë zjarri që mund të ketë.
Aleksandri duhet të paguajë gjithashtu një shumë prej 100,000 dollarësh.
Nëse Aleksandri do të lirohet me kusht, do t’i vendosen disa kushte. Përveçse duhet të qëndrojë 100 metra larg Spears, ai duhet të kryejë shërbimin e provës brenda 24 orëve pas lirimit.
Gjithashtu, ai do të jetë në monitorim.
Kujtojmë që Jason Alexander ishte i pajisur me thikë kur mbërriti në ceremoninë e dasmës së Spears.
Ai – i cili ishte i martuar me Spears për vetëm 55 orë në vitin 2004 – është përballur me një sërë akuzash ligjore vitet e fundit. Ai më herët ka shkelur një urdhër mbrojtjeje dhe ka përndjekur një grua të paidentifikuar në dhjetor 2021.