Kristiano Ronaldo edhe një herë e ka shprehur dëshirën që një ditë të luajë në fushën e blertë krah djalit të madh që mban emrin e tij, Kristiano Jr.
Ai feston sot ditëlindjen dhe asi potugez i ka bërë një urim publik në rrjetet sociale ku ka publikuar një foto krah të birit. Mes urimit të përzmërt, Ronaldo pyet nëse do luajnë bashkë ende.
“Gëzuar ditëlindjen biri im! Si kalon koha…?! A do të luajmë akoma bashkë?! Gjëja më e rëndësishme është të vazhdosh të jesh djali që je me zemër të madhe! Suksese, qenush! Babi të do shumë.” -shkruan ai në urimin e bërë.