Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur me etiketime të ashpra ndaj ish kryedemokratit, Lulzim Basha duke e fajësuar këtë të fundit për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit.
Sipas Kryemadhit, Basha kishte vjedhur 4 mandate të LSI-së dhe ia kishte dhënë PS-së.
“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. Më 25 prill katër mandate ia vodhi PD-ja-LSI-së dhe ia dha PS-së. I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI. E kam thënë që në nëntor unë këtë. Po pse kush ia futi Sali Berishës? Nuk ia futi këlyshi i vetë? Këlyshi u bë buçe dhe e shqeu“- u shpreh Kryemadhi në emisionin “Të Paekspozuarit”.