02:11 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ekspertët gjermanë parashikime të zymta: Vendi do të goditet nga recesioni i rëndë në dimër

09:24 | 25/06/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekspertët gjermanë parashikime të zymta: Vendi do të goditet nga recesioni i rëndë në dimër

Ekonomistët gjermanë mendojnë se në dimër Gjermania do të preket nga një recesion i rëndë. Instituti Gjerman për Studime Ekonomike Ifo, i cili përgatit prognoza për zhvillimin ekonomik intervistoi gjatë muajit maj dhe qershor 9,000 menaxherë për situatën dhe perspektivat e bizneseve të tyre.

Shkak kryesor për prognozat e errëta është reduktimi i madh i furnizimeve me gaz nga Rusia, të cilat edhe mund të ndërpriten plotësisht. Të enjten qeveria gjermane shpalli gjendjen e alarmit në lidhje me rezervat e gazit. “Rritja e çmimeve të energjisë dhe mungesa e gazit po shkaktojnë shqetësim të madh për ekonominë gjermane”, tha drejtori i institutit Ifo, Clemens Fuest. Sipas tij dhe ekonomistëve të tjerë Gjermania mund të përfshihet nga një krizë ekonomike.

Recesion i rëndë në dimër

Sipas ekonomistëve të institutit Ifo pushtimi rus i Ukrainës po shkakton rritje të çmimeve të lëndëve të para, rritje të mungesës në furnizime dhe rritje të pasigurisë midis kompanive dhe konsumatorëve. Prandaj instituti Ifo e ka ulur parashikimin e tij për rritjen e ekonomisë gjermane këtë vit nga 3.1 në 2.5 për qind.

Për vitin e ardhshëm, rritja ekonomike pritet të përshpejtohet në 3.7 për qind, megjithatë ekonomistët kanë frikë nga një recesion i rëndë në dimër, nëse nuk do të ketë furnizime me gaz rus. “Situata në tregun e gazit është kërcënuese,” tha Jens Südekum, këshilltar i qeverisë gjermane dhe profesor për ekonominë ndërkombëtare në Universitetin Heinrich Heine në Dyseldorf.

“Nëse furnizimet me gaz rus do të ndërpriten, ekziston rreziku i racionimit të gazit si dhe ndërprerje e prodhimit industrial. Rezultati mund të jetë një recesion i rëndë.” – tha Jens Südekum.

Jo vetëm gazi rus

Sipas ekonomistit të Commerzbank, Jërg Krämer, situata ekonomike është më e zymtë nga sa parashikon instituti Ifo: “Situata ekonomike është e paqëndrueshme. Nga njëra anë sepse reduktimi i mëtejshëm i furnizimeve me gaz rus mund të çojë në racionimin e gazit për industrinë gjë që do të jetë me pasoja të rënda.

Nga ana tjetër, edhe rritja masive e normave të interesit nga Banka Qendrore e SHBA-së ka të ngjarë të shkaktojë një recesion në SHBA. Duke pasur parasysh të gjitha këto rreziqe në rritje, ne e kemi ulur parashikimin tonë për Gjermaninë për vitin 2023 nga 2.5 në vetëm 1.0 për qind.” – tha Krämer.

Marre nga DW

Etiketa: ekspertetgjermaniarecesion
Pas

‘Deri në përqafimet tona të ardhshme, të dua pafundësisht Ota’, dedikimi prekës i të birit për regjisoren

Para

Grupi që drejtohej nga Ergys Dashi kishte shtrirë tentakulat edhe në Slloveni, arrestohen 11 persona, roli i të dashurës së shqiptarit të vrarë

Para
Grupi që drejtohej nga Ergys Dashi kishte shtrirë tentakulat edhe në Slloveni, arrestohen 11 persona, roli i të dashurës së shqiptarit të vrarë

Grupi që drejtohej nga Ergys Dashi kishte shtrirë tentakulat edhe në Slloveni, arrestohen 11 persona, roli i të dashurës së shqiptarit të vrarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.