02:24 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U përplas nga italiani që ecte në korsinë e gabuar, kjo është shqiptarja që humbi jetën në Itali, sapo kishte hapur biznesin e saj

10:35 | 27/06/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U përplas nga italiani që ecte në korsinë e gabuar, kjo është shqiptarja që humbi jetën në Itali, sapo kishte hapur biznesin e saj

Mediat italianë kanë publikuar foton e Matilda Hidrit, 35-vjeçares shqiptare që humbi jetën në një aksident që ndodhi në Genoa të Italisë, ku makina e saj u përplas “kokë më kokë” me një tjetër mjet.

Siç raportojnë mediat, Hidri ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar. Ata kishin një biznes në “zemër” të qytetit të Genoa-s. Një piceri që e kishin hapur në Maj të këtij viti. Por ai aksident të dielën në mëngjes, do t’i këpuste ëndrrat në mes të resë shqiptare.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një “BMW” që drejtohej nga 35-vjeçarja dhe një fuoristradë tip “Volvo” që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.

Sipas rindërtimit të skenës nga autoritetet italiane, raportohet se shkak i aksidentit ka qenë 46-vjeçari, i cili për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.

Deri më tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie të vërtetë se pse italiani ka lëvizur në korsinë e gabuar. Për të ndihmuar në zbulimin e dinamikës së aksidentit, autoritetet po monitorojnë kamerat e sigurisë në zonë. Ndërkohë pritet që trupi i Matildës t’i nënshtrohet një autopsie.

Nga përplasja e fortë mes dy mjeteve që janë shkatërruar mbetën të vdekur në vend të dy drejtuesit e mjeteve, 35-vjeçarja Matilda Hidri dhe 46-vjeçari Giuseppe Garavaglia.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident, një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar. Këta të tre udhëtonin me një makinë Volksëagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.

Etiketa: aksident ne italiMatilda Hidri
Pas

Qëndroni shumë gjatë ulur? Ekspertët “ngrenë alarmin”: Rritet rreziku për vdekje të hershme dhe sëmundje të zemrës

Para

E reja në Tiranë dhunohet nga bashkëjetuesi i saj, në ndihmë i shkon i ati, të tre të arrestuar (ARSYEJA)

Para
Zhduket 33-vjeçari në Tiranë, i vëllai bën denoncimin në polici

E reja në Tiranë dhunohet nga bashkëjetuesi i saj, në ndihmë i shkon i ati, të tre të arrestuar (ARSYEJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.