Situata në Kukës paraqitet mjaft alarmante pasi raportohet se 180 qytetarë kanë shkuar në Urgjencë gjatë 24 orëve të fundit.
Mësohet se nga këta pacientë, 76 prej tyre janë fëmijë.
Drejtori i spitalit Azem Elezi tha në një prononcim për “Fax News’ se situata u paraqit e rëndë nga e shtuna, ku pati fluks pacientësh në urgjencë.
“Situata ka qenë e rënduar nga e shtuna në vazhdim, në urgjencë janë paraqitur rreth 180 pacientë ku 76 prej tyre ishin të moshës pediatrike. Siptomat kanë qenë më së shumti të vjella, ndërsa stafi ka qenë në gatishmëri të plotë për të përballuar numrin e madh të pacientëve.Furnizimi me barna mjekësore është i plotë, për momentin situata është e qetë”-u shpreh Elezi.