03:33 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Telenovela” Di Maria prek fundin e saj, ja “seria” përmbyllëse me gjithë detajet

08:47 | 28/06/2022
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Telenovela” Di Maria prek fundin e saj, ja “seria” përmbyllëse me gjithë detajet

Përforcimi i parë për sezonin e ri, gati për të nisur javën e ardhshme. Juventusi tashmë ka mundur të sigurojë kthimin e Paul Pogba në Torino pas gjashtë vitesh me “Djajtë e Kuq”.

Massimiliano Allegri mund “të fërkojë duart” pasi, mbas një negociate shumë të gjatë, anësori i shumëpritur, që i përgjigjet emrit të Angel Di Maria, po i afrohet me hapa të mëdhenj fanellës bardhezi.

Situata me argjentinasin ishte pothuajse si një telenovelë e vërtetë. Diskutimet mes Angel Di Marias dhe Juventusit kanë nisur prej disa muajsh. Disa oferta në “pjatë”, negociata për kohëzgjatjen e kontratës, hapa përpara, hapa mbrapa dhe ndjenja që alternonin vazhdimisht optimizmin dhe pesimizmin.

Megjithatë, tani, pak ditë para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, “Fideo” i ka shuajtur rezervat mbi një transferim të tillë. Pas shtatë vitesh me Paris Saint-Germain, argjentinasi do të transferohet në Torino për ta mbyllur aty karrierën evropiane si futbollist.

Tani ka nisur numërimi mbrapsht për mbërritjen e tij në Torino. Pastaj do të shohim si do të shkojë viti i tij bardhezi. Ai pritet të vihet në dispozicion të Massimiliano Allegrit, i cili pas një hezitimi fillestar e ka vendosur Di Marian në krye të listës së dëshirave për repartin ofensiv.

Kështu, Juventusi doli kundër të gjitha kërkesave të anësorit të lindur më 1988: një vit i vetëm kontratë për një shifër prej rreth 7 milionë euro. Asnjë bienale, asnjë Dekret për Rritje. Për sa i përket kohëzgjatjes së marrëdhënies, “Fideo” ishte i qartë menjëherë: një vit të fundit në Evropë për t’u përgatitur më mirë për Botërorin e fundit me Argjentinën.

Pastaj rikthimi në “fole”, ku e pret klubi i tij i preferuar, Rosario Central, që tashmë ka trajner Carlos Tevez. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se për momentin, Di Maria ka zgjedhur Juventusin.

Etiketa: di maria
Pas

46 viktima brenda kamionit, zbardhen detajet: U gjetën pas një ore, në bord nuk kishte ujë apo…

Para

Roma rrethohet nga zjarret, 35 të lënduar, anulohen fluturimet

Para
Roma rrethohet nga zjarret, 35 të lënduar, anulohen fluturimet

Roma rrethohet nga zjarret, 35 të lënduar, anulohen fluturimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.