00:48 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Policia “me dorë të hekurt” ndaj shoferëve, gjoba e pezullim patentash! Arrestohen 15 persona në pak orë…

10:34 | 28/06/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Policia “me dorë të hekurt” ndaj shoferëve, gjoba e pezullim patentash! Arrestohen 15 persona në pak orë…

Janë zhvilluar kontrolle intensive në të gjithë vendin, nga Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kontrollet, edhe në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore. Në të gjitha akset kryesore rrugore dhe qendrat urbane janë ushtruar kontrolle, duke përdour makinat inteligjente, Poliscan-in, radarët dhe lexuesit automatikë të targave, dronët edukues, kamera, aparate fotografike dhe mjete të paloguara të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin administrativ dhe penal të drejtuesve të automjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor, duke sjellë pasoja për jetën. Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj, për shpejtësi nga 139 km/h deri në 193 km/h, 104 drejtues mjetesh. Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative nga 12.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me zbritje pikësh në lejen e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.

Janë evidentuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve, 211 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 15.000 deri në 30.000 lekë të rinj.

Gjithashtu janë evidentuar 173 drejtues mjetesh që nuk përdornin rripin e sigurimit, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj.

Janë ndëshkuar 98 drejtues mjetesh për parakalime të gabura, 234 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së dejtimit, 112 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 79 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga lexuesit automatikë të targave janë konstatuar dhe ndaluar 123 automjete të shpallura “Alert” për shpejtësi, të evidentuara në ditët e mëparshme nga makina inteligjente.

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet dhe në këtë kuadër apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë, kamera, makinat inteligjente dhe patrulla të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara.
#Zbatorregullatudhëtoisigurtë??✅

Etiketa: gjobapatentapolicia
Pas

Liderët e NATO-s mblidhen në Madrid, ja temat e “nxehta” që pritet të diskutohen

Para

30 vite pa asnjë investim, Qendra Shëndetësorë në Karavasta e Re në kushte skandaloze, banorët: Jemi lënë në harresë, vetëm në fushatë kujtohen

Para
30 vite pa asnjë investim, Qendra Shëndetësorë në Karavasta e Re në kushte skandaloze, banorët: Jemi lënë në harresë, vetëm në fushatë kujtohen

30 vite pa asnjë investim, Qendra Shëndetësorë në Karavasta e Re në kushte skandaloze, banorët: Jemi lënë në harresë, vetëm në fushatë kujtohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.