17:07 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ambasadori i SHBA-ve: Të mos flenë të qetë ata në Kosovë e rajon që janë të përfshirë në korrupsion

09:04 | 30/06/2022
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori i SHBA-ve: Të mos flenë të qetë ata në Kosovë e rajon që janë të përfshirë në korrupsion

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se njerëzit në Kosovë e rajon, që janë të përshirë në aktivitete kriminale, nuk duhet të flenë të qetë, pasi mund të sanksionohen në çdo moment.

“Njerëzit në Kosovë ose në vendet e rajonit, që janë të përfshirë në aktivitete të organizuara kriminale ose korrupsion, nuk duhet të flenë të qetë dhe fare mirë mund të ketë sanksione të caktuara në një moment”, ka thënë Hovenier në Rubikon.

Ai tha se nuk i shohin paraprakisht vendimet për sanksione dhe se zakonisht i informojnë njerëzit për këto vendime në kohën kur i bëjnë publike ato.

“Ajo që dua të them është se presidenti i ka dhënë autoritet agjencive qeveritare të mbikëqyrin individët që plotësojnë kritere të caktuara potencialisht për t’u sanksionuar.

Shumë punë po bëhet në lidhje me personat që janë të përfshirë në sulmin e pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë dhe një numër i njerëzve po sanksionohen për rolin individual që kanë luajtur.

Ka autoritete që adresojnë në veçanti krimin e organizuar transnacional dhe njerëzit e përfshirë në krimin e organizuar transnacional dhe korrupsion”, ka thënë ai.

Etiketa: ambasadori amerikan
Pas

Përcillet sot për në banesën e fundit producentja Vjosa Berisha

Para

Këto janë ushqimet më të shëndetshme në planet

Para
Këto janë ushqimet më të shëndetshme në planet

Këto janë ushqimet më të shëndetshme në planet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gahler pas denoncimeve të Berishës: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE-së me zgjedhje të kapura nga krimi

Pelegrinët myslimanë fillojnë ritualet fetare në Mekë

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

Osmani pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas

Kolapsi i koalicionit të djathtë, Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Mbipopullohen… burgjet/ Suedia dërgon 600 të dënuar për krime të rënda në Estoni

U godit nga pllaka metalike, plagoset punëtori i Uzinës së Ferrokromit në Elbasan (Emri)

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha takon Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn

Letërporosi britanike në SPAK, 2 dëshmi në Londër për Jan Prengën, anglezët kërkojnë detaje

Moska gati për një tjetër shkëmbim të burgosurish, 1200 nga secila palë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.