Gazetari Arjan Çani ka shpjeguar në studion e “Të Paekspozuarit”, arsyet që sipas tij e çuan Berishën që të organizonte një protestë në datën 7 Korrik.
Çani tha se për datën ka një përllogaritje që lidhet direkt me përfundimin e mandatit të Ilir Metës si president dhe rikthimin e tij në opozitë.
Gazetari parlajmëroi surpriza nga Meta, e madje tha se dhe ata që do të jenë me pushime do të duhet që të ndezin televizorin për të parë zhvillimet nga Tirana.
“Ky e bën protestën më 7 korrik që të mos duket sikur ka ndonjë lidhje me 24 korrikun. Kur i afrohemi 20 korrikut, shkojmë më shumë te Meta. Po ta vësh re, datat janë zgjedhur fiks. Deri më 15 korrik do të ishte më e dobët, sepse do të anonte më shumë nga data 24.
Berisha e ka lënë më 7 korrik. Meta ka një surprizë më 25 korrik. Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin. Berisha e di këtë gjë”, u shpreh Çani.