SPAK ka kërkuar pushimin e cështjes ndaj 7 ish-gjyqtarëve me argumentin se s’ka vepër penale në ngarkim të tyre.
Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie. Spak këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim cështje.
Vendimi do të shpallet më 7 korrik ora 14, ndërkohë që Faxëeb.al sjell dhe emrat e gjyqtarëve që do i ‘shpëtojnë’ në këtë mënyrë hetimeve:
- Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
- Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
- Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
- Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
- Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
- Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
- Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.