Zjarri i rënë prej ditës së djeshme në Torovicë të Lezhës është drejt shuarjes së plotë.
Gjatë natës forcat zjarrfikëse së bashku me ushtrinë kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke mbrojtur 3 shtëpitë aty pranë që rrezikoheshin të digjeshin.
Gjithashtu janë dy vatra zjarri akoma dhe momentalisht po vijon punën policia, zjarrfikësit dhe punonjës të emergjencave civile që të shuajnë plotësisht zjarrin.