Pamjet që shihni janë marrë në tregjet e lagjeve të Elbasanit. Temperatura shënon mbi 38 gradë dhe siç e shikoni qumështi , nënproduktet e tij, por dhe vezët shiten në rrugë duke vëne në rrezik shëndetin e konsumatorëve. Qytetarët thonë se i frikësohen helmimit të produkteve ushqimore por pak zgjidhje kanë. Pavarësisht kësaj numri i bidonëve të qumështit në trotuar vazhdon të mbesë i lartë.
Tregtarët nuk duan të flasin. Të paktë janë ata që pranojnë të prononcohen. Edhe pse pranojnë kushtet jo të duhura të tregtimit thonë se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër. Mjekja epidemiologe Erleta Hila bën thirrje për respektim strikt të kushteve higjeniko-sanitare, dhe kujdes maksimal për produktet që tregtohen në rrugë.
“Kushtet hijeno-sanitare duhet të jetë primare. Njerëzit duhet të pinë ujë, njerëzit të kenë kujdes në pikat ambulatore për mishin mos ushqehen ku temperaturat janë ekstreme që mos kenë infeksione virale. Qytetarët të bëjnë kujdes me higjenën e tyre, urojmë mos kemi probleme të tilla. Produktete direkt nga qumështi ka infeksione shumë në rast se mbahen jashtë kushteve , duhet të jemi të kujdeshshëm me mënyrën e të ushqyerit”, tha mjekja Erleta Hila.
Aku thotë se janë në terren për të inspektuar cdo shkelje të tregtarëve ambulantë dhe fermerëve dhe se në rastet kur kanë konstatuar shkelje kanë vendosur dhe gjoba. Por pavarësisht gjobave që nuk zgjidhin asgjë kërkohet ngritja e tregjeve të përshtatshme që garantojnë dhe sigurojnë produktet ushqimore.