Policia e Vlorës ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë që u raportuan në zonën e Radhimës, pranë një beach bari. Policia raporton se ka pasur të shtëna me armë, po nuk del ende në konkluzionin nëse ka apo jo persona të lënduar.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa makina policie dhe autoambulanca.
Plazhi në fjalë është një prej më të frekuentuarve në qytetin e Vlorës, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik te të pranishmit.
Një prej turistëve të pranishëm, nga Norvegjia, është shprehur se kanë dëgjuar 3 apo 4 të shtëna, dhe ka parë njerëz që vetëm vraponin, pa mundur që të shihte nëse kishte qenë dikush i lënduar.
Turisti norvegjez: Ishim në plazh, dëgjuam të shtënat, u trembëm dhe ikëm nga cepi tjetër. Ndoshta 3-4 të shtëna. U trembëm.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.