20:40 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tik Tok paditet për vdekjen e 2 vajzave nga sfida e rrezikshme

13:42 | 06/07/2022
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
Tik Tok paditet për vdekjen e 2 vajzave nga sfida e rrezikshme

Tik Tok është paditur nga familjet e dy vajzave të vogla që vdiqën si pasojë e një prej sfidave të platformës. Dy vajzat, 8 dhe 9 vjeç humbën jetën ndërsa realizonin “blackout challenge”, e cila u bë virale vitin e shkuar dhe kishte të bënte me vetëmbytjen derisa të humbisnin ndjenjat.

Familjet janë shprehur se algortimi i rrezikshëm i platformës është fajtor për vdekjen e fëmijëve. Sipas tyre, algoritmi shfaqte qëllimisht dhe në mënyrë përsëritëse video nga sfida në faqet kryesore për t’i inkurajuar të merrnin pjesë në të, ndërsa i mori jetën.

Në dokumentin e paraqitur, ata kërkojnë një dëmshpërblim, i cili nuk është bërë ende i ditur në shifra si dhe një gjyq që do të zhvillohet në Kaliforni.

8-vjeçarja Lalani Erika Renee Walton nga Teksasi vdiq më 8 Korrik 2021 dhe sipas hetimit policor, shkaku ishte “blackout challenge”.

“Lalani mori një celular për ditëlindjen e saj në Prill 2021 dhe u fiksua duke parë videot e Tik Tok. Ajo shpesh postonte video të saj duke kënduar e kërcyer, me shpresën se do të bëhej e famshme. Ajo besonte se duke provuar  ‘blackout challenge’ do të bëhej e tillë dhe vendosi ta bënte”, shkruhet në padi.

Viktimës tjetër, 9-vjeçarja Arriani Jaileen Arroyo gjithashtu iu dhurua një  celular në ditëlindjen e shtatë dhe gradualisht u bë “e varur nga aplikacioni”. Më 26 Shkurt 2021, Arroyo u gjet pa ndjenja nga vëllai i saj 5-vjeçar dhe nuk mund të kthehej në jetë.

Në padi, shkruhet gjithashtu se algoritmi i Tik Tok promovon përmbajtje të dëmshme, lejon personat nën moshë të kenë një llogari dhe nuk i lajmëron përdoruesit ose kujdestarët e tyre ligjorë për varësinë e aplikacionit.

Çështja e hapur ndaj platformës sociale për ‘blackout challenge’ nuk është e para. Në Maj, nëna e një 10-vjeçareje që mori pjesë në sfidën e rrezikshme dhe mbyti veten ngriti padi ndaj Tik Tok dhe kompanisë mëmë, ByteDance.

Pas

Rei Manaj ka arritur në Londër! Çudia e madhe e Barcelonës, bën “Nënë Terezën” me sulmuesin e Shqipërisë te Watfordi

Para

“Do ju vras”/ Stresi reagon pas rrahjes së kundërshtarit të tij: I kam inat kërcënimet, videon e çova në Prokurori

Para
“Do ju vras”/ Stresi reagon pas rrahjes së kundërshtarit të tij: I kam inat kërcënimet, videon e çova në Prokurori

“Do ju vras”/ Stresi reagon pas rrahjes së kundërshtarit të tij: I kam inat kërcënimet, videon e çova në Prokurori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani: Serbia, shteti i vetëm që u shpreh kundër deklaratës së përbashkët

Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia / Dyshimet e para

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6-të bashki

Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin Ajatollah Ali Khamenei

Presidentja e RMV: Sa më të bashkuar, aq më rezistentë përballë sfidave, pengesat e kaluara s’do ta ndalin integrimin

Samiti i SEECP, presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, të gjendet gjuha diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

Bashkëpunim kundër krimit –Tiranë, Forumi i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Rajonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.