Deputeti, Dashamir Shehi ka kritikuar qeverinë gjatë fjalës së tij në parlament, ku ka deklaruar se funksionarët publikë po ndërhynin tek taksat e qytetarëve dhe se kjo nuk zgjidhej duke ngritur komisione.
Gjatë debatit mbi raportin e Prokurimit Publik, Shehi tha se kjo nuk ishte më qeverisje, por një koorporatë e lidhur me krimin pasi shumë ish funksionarë të lartë publikë, ishin të arrestuar.
“Ne kemi për detyrë t’i turremi qeverisë kur e ka gabim por edhe kur nuk është gabim. Mirëpo thelbi është se asnjëri prej jush nuk është ndërgjegjësuar. Këtu funsionarët publikë e kanë zgjatur dorën më tepër se c’duhet në paratë e taksapaguesve. Kush ka folur këtu prej jush përvec njërit prej ca muajsh? Nuk zgjidhet kjo me komisione.
Kjo nuk është më qeverisje por koorporatë e lidhur me krimin dhe kjo e ka vërtetuar fakti që janë arrestuar disa prej ish funksionarëve më te lartë. Ky nuk quhet më shtet, kur gjysma janë këtu dhe gjysmat janë në pranga atje duke vuajtur dënimin”– u shpreh Shehi.