Një shqiptar është plagosur me thikë pak pas mesnate në Selanik. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 01.00 (ora lokale) në një kafene ku shqiptari ishte i punësuar.
Dy persona të maskuar kanë hyrë brenda dhe kanë plagosur me thikë në këmbë 44 vjecarin.
Autorët pas plagosjes janë larguar ndërkohë që shqiptari është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia vazhdon hetimet për të mësuar edhe motivet e kësaj ngjarjeje.